Stenaldo Mëhilli u largua nga Big Brother VIP Albania 5: Mbledhje emocionuese me Luiz Ejlli pas daljes

Stenaldo Mëhilli u largua të martën nga gara e Big Brother VIP Albania 5.

Megjithatë, ai është vlerësuar për lojën, karakterin dhe për mënyrën se si e ka realizuar këtë format.

Pas daljes nga shtëpia, ai duket se personin e parë që ka takuar është Luiz Ejlli.


- Advertisement -

Ky i fundit për pak ditë sa hyrë në BBVA 5 krijoi një miqësi të mirë me të, duke e përgëzuar për forcën dhe guximin për t’u bërë pjesë e formatit. “Faleminderit për mbështetjen.

Shumë i lumtur që u takuam përsëri.

Vlerësim dhe respekt”, ka shkruar Stenaldo krahas fotografisë me fituesin e Big Brother VIP Albania 2.

Ndërkohë ka mbetur edhe pak kohë deri në përfundim të këtij edicioni, ndonëse nuk ka akoma datë zyrtare.


- Advertisement -