Zyra në Kosovë ka publikuar një sondazh të ri, i cili tregon se qytetarët janë pesimistë për drejtimin e vendit.
Në bazë të gjetjeve, shqetësimet kryesore përfshijnë kostot e jetesës, çmimet e energjisë dhe papunësinë.
Të rinjtë janë më të gatshëm për të emigruar, ndërsa shqetësimet ekonomike dhe sociale kanë peshë më të madhe se temat politike.
Sigurimi shëndetësor renditet si prioriteti kryesor i qytetarëve, ndërsa shumica mbështesin demokracinë.
Institucionet më të besueshme janë FSK-ja, Policia dhe KFOR-i.
SHBA-ja dhe NATO-ja vazhdojnë të mbeten mbështetësit kryesorë të Kosovës.
Prania e më shumë grave në udhëheqjen e partive politike shihet si faktor pozitiv nga shumica e qytetarëve.
Lexo sondazhin e plotë të NDI në Kosovë për detaje të tjera.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





