Prokurorët pretendojnë se këngëtari D4vd e ka copëtuar trupin e një vajze 14-vjeçare me një sharrë elektrike të blerë një javë pasi, sipas tyre, e kishte vrarë.
Sipas akuzës, ai i ka amputuar edhe një gisht, ku ishte tatuazhuar emri i tij, me qëllim që të “distancohej nga viktima”.
Këto pretendime përfshihen në një parashtresë të re, tronditëse, në çështjen e vrasjes që ka shkaktuar reagime të forta në opinion, shkruan ABC News.
D4vd, një reper 21-vjeçar nga Los Angeles, emri i vërtetë i të cilit është David Burke, u akuzua javën e kaluar për vrasjen e Celeste Rivas Hernandez, pas një hetimi që zgjati disa muaj…





