Albin Kurti nderon martirët dhe dëshmorët në Verboc – Thirrje për drejtësi dhe forcim të shtetit në Kosovë

Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, ka nderuar 280 martirët nga Verboci dhe fshatrat përreth, si dhe i 42 dëshmorët që sakrifikuan jetën për lirinë e vendit.

Para mediave, Kurti tha se kriminelët serbë po arrestohen e po gjykohen, ndërsa bëri thirrje që të punohet më shumë në këtë drejtim.

Ndër të tjera, ai theksoi se shteti i Kosovës është më i fortë se kurrë dhe se Serbia s’guxon më të ia mësyjë vendit për të vrarë fëmijë, pleq, burra e gra.


- Advertisement -

Kurti gjithashtu bëri një apel për forcimin e drejtësisë dhe mbrojtjen e territorit.

Serbia na ka borxh të pamatshëm, por ne do të vazhdojmë të përmbushim dëshirat e dëshmorëve tanë për liri dhe drejtësi në Kosovë.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *