Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin në Mitrovicën e veriut, Veton Elshani, ka treguar se aktualisht janë 154 policië të komuniteti serb, duke theksuar se puna e policisë vazhdon mbi të njëjtën bazë ligjore.
Duke folur për bashkëpunimin me autoritetet lokale në veri, ai theksoi se komunikimi është i rregullt dhe korrekt.
Elshani gjithashtu bëri të ditur se përbërja etnike e policisë në veri ka ndryshuar ndjeshëm që nga viti 2023.
Në katër komunat në veri të Kosovës janë mbajtur seancat konstituive në të cilat kryetarët e rinj nga Lista Serbe kanë marrë përsëri pushtetin.





