Në një takim me kryeministrin Albin Kurti, përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka mirëpritur angazhimin e Kosovës për zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjetet.
Sorensen theksoi rëndësinë e informimit të qytetarëve për këto ligje.
Ai gjithashtu shtoi se është e rëndësishme të ketë konsultime me përfaqësuesit e komuniteteve në Kosovë për të siguruar mbështetjen e tyre.
Emisari evropian poashtu u fokusua në nevojën për leje qëndrimi për punëtorët dhe studentët për të parandaluar ndërprerjet e shërbimeve shëndetësore dhe arsimore.





