Ende nuk është marrë një vendim për ekstradimin ose jo të Liridon Fetahit, në Danimarkë.
Seanca e cila ishte paraparë të mbahej sot u shtye.
Ai kërkohet nga autoritetet daneze me dyshimet se ka marrë pjesë në tri raste të vrasje me pagesë në shtetin danez.
Rasti kishte ndodhur në vitin 2020, ku kishin mbetur të të vrarë tre persona. Sipas autoriteteve daneze, ai dyshohet se ishte pjesë e një grupi kriminal të organizuar në Danimarkë.
Personat e përfshirë në këtë rastë janë dënuar me burgim të përjetshëm në shtetin danez, ndërsa kosovari kishte arritur t’i shmangej drejtësisë për disa vite.
Ai ishte arrestuar në mars të këtij viti në lagjen Veternik të Prishtinës, gjatë një operacioni të zhvilluar nga njësia speciale e policisë FAST Kosova, në bashkëpunim me prokurorrin speciale dhe Njësitë tjera të policisë së Kosovës. Arrestimi është bërë mbi bazën e një urdhër arresti ndërkobëtar.
Pas arrestimit, ndaj tij kishin nisur procedurat ligjore për ekstradim.
Seanca e ardhshme pritet të mbahet më 5 qershor.
Lidhur me këtë rast më 23 mars kishte raportuar edhe Klan Kosova.
Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.






