Ceremonia përkujtimore për heronjtë Fehmi dhe Xhevë Lladrovci në Prishtinë

Bashkia e Prishtinës do të zhvillojë ceremoninë përkujtimore në rastin e 70 dhe 71-vjetorit të lindjes së heronjve Fehmi dhe Xhevë Lladrovci.

Sipas një njoftimi për media, ceremonia do të mbahet më 28 maj 2026, fillimi në ora 17:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. ‘Në këtë përvjetor të veçantë, me respekt e mirënjohje kujtojmë guximin, sakrificën dhe kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për lirinë e vendit, emrat e të cilëve mbeten simbol i qëndresës dhe dashurisë për atdheun.

Ftojmë qytetarët dhe të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këtë ceremoni përkujtimore.’ – thuhet në njoftim.


- Advertisement -


- Advertisement -