Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se Sistemi i Hyrje/Daljes (Entry/Exit System – EES) i Bashkimit Evropian do të implementohet në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Zonës Schengen nga data 10 prill 2026.
Ky sistem automatik do të regjistrojë hyrjet dhe daljet e qytetarëve, duke përfshirë edhe qytetarët e Kosovës.
Nga ky datë, vulosja manuale e pasaportave do të zëvendësohet plotësisht me identifikimin automatik të qëndrimeve të tejkaluara.





