Qeveria e Kosovës Miraton Dy Projektligje Dhe Dy Vendime Në Mbledhjen e Sotme

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme elektronike ma miratuar dy projektligje dhe dy vendime.

Dy projektligjet e miratuara janë ai për Energjinë dhe ai për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë.

Në të njëjtën kohë, u miratua vendimi për ndryshimet në Tabelat 3.1 dhe 3.2 të Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore të Buxhetit të Kosovës për vitin 2026, që ka për qëllim përmbushjen e obligimeve financiare dhe kontraktuale të papërmbushura nga viti paraprak.


- Advertisement -

Po ashtu, u miratua vendimi për rregullimin kontabël të shpenzimeve buxhetore të realizuara gjatë periudhës së financimit të përkohshëm për tremujorin e parë 2026, në përputhje me legjislacionin aktual.

Klikoni për më shumë informacione rreth ndryshimeve të fundit në qeverinë e Kosovës.


- Advertisement -