Si Kriza Politike Ndikon në Psikologjinë e Qytetarëve të Kosovës

Kryetari i Shoqatës së Psikologëve të Kosovës, Ilir Havolli, shprehu shqetësimin se kriza politike që vazhdon prej dy vitesh ka pasur një ndikim tejet negativ në psikologjinë e qytetarëve.

Ai theksoi se gjatë këtyre dy viteve, qytetarët janë përballur me një mori ofendimesh dhe informacionesh negative, të cilat, sipas tij, pashmangshëm formojnë një atmosferë të caktuar në shoqëri.

Havolli theksoi gjithashtu se qytetarët e Kosovës janë lënë pa mbështetje institucionale dhe se kanë ndjerë neglizhencën e shtetit. “Kjo do të thotë që populli ka qenë në dorën e Zotit, në mëshirën e Zotit.


- Advertisement -

Dhe qeveria apo institucionet tona nuk ia kanë kthyer fare kokën nga populli.” Ai vazhdoi të shpjegojë se shpesh ne e vlerësojmë gjendjen e njerëzve vetëm në bazë të shëndetit të tyre fizik, duke injoruar gjendjen e tyre emocionale. “Gjendja e tyre emocionale është fundamenti për me përcaktuar gjendjen fizike.

Mos harrojmë se mbi 70% e sëmundjeve vijnë nga aspekti psikologjik, përkatësisht nga stresi, nga ankthi e të tjera.” “Për dy vite me radhë ne jemi përballë me një situatë kaotike.

Popullata është e ngopur me informata negative, me sharje, me dhunë, me fyre.

Dhe mos harrojmë se këto faktikisht kanë me u modeluar e me ndiku.

Modelimi është aspekt i pandalshëm.

Ne deshëm e s’deshëm, t’u qëndru gjithmonë para një shoqërie që vetëm shan, shan, shan, me kalimin e kohës truri jonë ka me fillu e ka me kërku atë sharjen.

E kërkojmë vetëm një informatë negative,” përfundoi ai.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *