Shteti i Kosovës duhet të mobilizohet pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së, thotë historiani Sylë Ukshini

Historiani Sylë Ukshini tha se shteti i Kosovës duhet të mobilizohet pas dënimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai tha se para se të kërkohet kohezioni me Shqipërinë, duhet të këkrohet njëherë ai i brendshmi. ‘Unë mendoj që shteti duhet të mobilizohet, por edhe ndërkombëtarët e kanë djallëzinë e perfeksionuar, sepse edhe gjykata kur është u ngritur, edhe dënimi kur është bërë, edhe mënyra qysh është lexuar bëhet domethënë për ta shfrytëzuar përçarjen e brendshme këtu,’ tha Ukshini. ‘Unë mendoj që para se të kërkojmë një kohezion me Shqipërinë, unë mendoj që kohezioni duhet të ndodhë nga brenda.’ ‘Gjëja e parë që duhet ta bëjë Ministria e Jashtme, qeveria, institucioni dhe në të gjitha takimet unë mendoj që BE-së duhet t’i kërkohet statement zyrtar të dalë dhe të thotë pretendimet e Dik Martit ishin gënjeshtra.

Por BE-ja s-e bën.’ Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *