Finalja e madhe e Eurovisionit është në zhvillim, me Shqipërinë që ka performuar si e pesta në skenë.
BBC-i ka publikuar një artikull me një përshkrim pozitiv të performancës së artistit shqiptar, duke e quajtur atë si emocionuese. “Pas baladës prekëse të Alisit, Nân, fshihet një histori personale, e cila tregon historinë e një nëne që qëndron në prag të derës, duke pritur që fëmija i saj të kthehet në shtëpi. Është një histori e njohur në Shqipëri ku, që nga rënia e komunizmit në vitin 1991, rreth 40% e popullsisë ka emigruar,” – shkruan BBC.





