Kryeministri Rama fton për të votuar këngën ‘Nan’ e Alis Kallaçit në Eurovizion

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë apel për të votuar kodin 05 të Alis Kallaçit, përfaqësuesit të Shqipërisë i cili performoi me këngën ‘Nan’.

Rama thekson se kënga ‘Nan’ e Alis ‘ka prekur zemrat e publikut kudo dhe që sjell në skenë emocionin, identitetin dhe shpirtin shqiptar’. ‘Ftojmë të gjithë ta mbështesin Shqipërinë dhe artistin tonë duke VOTUAR 05,’ shkruan kryeministri.

Në mesazhin e tij, kryeministri Rama e shoqëron edhe me falënderimin e Alis Kallaçit. ‘Jemi në finale dhe kam rastin të falënderoj Ministrinë e Kulturës, Turizmit dhe Sportit për të gjithë mbështetjen që më kanë dhënë.


- Advertisement -

Ju falënderoj nga zemra,’ shprehet Alis.


- Advertisement -