28-vjeçari që u plagos nga shpërthimi në Tepelenë është transportuar në spitalin e Traumës.
Burime brenda spitalit raportojnë se gjendja e tij është stabile dhe plagët janë kryesisht në fytyrë dhe gjymtyrë.
Pritet që edhe 34-vjeçari i lënduar nga shpërthimi të transportohet në spitalin e Traumës.
Dy të rinjtë fillimisht u trajtuan në spitalin e Gjirokastrës dhe më pas u dërguan për trajtim më të specializuar në kryeqytet.





