Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për Klan Kosovë, ka shprehur kritika të ashpra ndaj kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit, Albin Kurtit.
Haradinaj deklaroi se edhe nëse Kurtit i jepen 100% e votave, situata në vend nuk do të ndryshojë. ‘Po e bëjmë mbret, po e bëjmë diktator, po e bëjmë çka të duash, kjo qasje nuk të ecë përpara e as kah zhvillimi i proceseve’, tha Haradinaj.
Kryetari i AAK-së bëri një apel për qytetarët.





