Në spektaklin e sotëm të Big Brother VIP Albania, Shëndriti ndau me publikun një histori të fuqishme nga jeta e tij, duke treguar rrugëtimin nga dhimbja dhe sfidat deri tek forcimi personal.
Ai tregoi se as e kaluara e hidhur nuk e ndaloi të arrinte suksesin.
Pasi rrëfeu historinë e tij, u surprizua nga vizita e familjes së tij.
Shëndriti ka përjetuar sfida të mëdha në jetë, nga bullizmi në shkollë deri te ngacmimet seksuale në gjimnaz.
Megjithatë, ai tregon se ka qenë i vendosur të shndritë në jetë.





