Futbollisti i Sunderlandit dhe Kombëtarës zviceane, Granit Xhaka, në një intervistë për Sport Bible, krahasoi ushqimet e botës me ato britanike, duke theksuar preferencën e tij për ajvarin tradicional kosovar.
Xhaka e përmendi se ky produkt është pjesë e mëngjesit të tij dhe e konsumon rregullisht në shtëpinë e tij.
Deklarata e tij është interpretuar si një promovim i ushqimeve tradicionale shqiptare.





