Shantazh dhe Përballja me Kërcënime: Rasti i Porosisë së vonuar në Instagram

Më 8 prill, një grua nga Prishtina vendosi të porosiste dy fustane në një faqe online të Shqipërisë në Instagram.

Porosinë e bëri, mirëpo ajo thotë se kërkoi që porosia t’i vinte me 1 maj dhe biznesi i thotë se do ta lajmërojë.

Megjithatë, porosia i erdhi rreth 3 ditë më vonë, pa asnjë paralajmërim.


- Advertisement -

Pak ditë pas porosisë, ajo nuk e dëgjoi telefonin dhe nuk arriti ta marrë porosinë, dhe menjëherë pas kësaj nisën shantazhet nga biznesi në fjalë.

Kërcënimet kjo grua thotë se filloi t’i marrë nga një numër i panjohur që thoshte se ishte Anjeza Baholli nga JOQ Albania.

Megjithatë, JOQ Albania ka konfirmuar se personi i përmendur nuk është pjesë e stafit të tyre dhe nuk janë në dijeni për rastin.

Shantazhimi, sipas saj, vazhdonte pa ndalim me orë të tëra.

Pas këmbënguljes së saj që të anulonte porosinë, fotografia me të dhënat personale të saj u publikuan në Instagram në llogarinë e biznesit.

Ndonëse postimi ishte fshirë disa minuta pas publikimit, ajo pretendon që kishte marrë disa telefonata nga numra të panjohur.

Pronarja e biznesit shqiptar tha se postimi qëndroi vetëm disa minuta dhe ishte fshirë.

Ajo shtoi se e kishte shantazhuar klienten, por jo kërcënuar.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *