Kryeministri Kurti takon ambasadorin amerikan në NATO për sigurinë në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, Matthew Whitaker.

Kurti ka theksuar se prania e NATO’s dhe e Shteteve të Bashkuara në Kosovë është shumë e rëndësishme për paqen dhe sigurinë në rajon.

Ai gjithashtu ka vlerësuar kontributin e rëndësishëm të anëtarësimit të Kosovës në NATO për stabilitetin afatgjatë në Ballkan.


- Advertisement -

Kryeministri gjithashtu ka shprehur shqetësimin për politikën hegjemoniste të Serbisë, e mbështetur nga Rusia dhe Kina, dhe kërcënime potenciale për sigurinë rajonale.

Kurti ka falënderuar ambasadorin amerikan për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës dhe ka theksuar partneritetin e ngushtë për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *