Shakira donon mbi një milion euro për rindërtimin e shkollave në Kolumbi pas tërmetit

Këngëtarja kolumbiane, Shakira, ka siguruar një donacion fillestar prej më shumë se një milion eurosh për rindërtimin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti i fuqishëm që goditi Kolumbinë.

Shakira vizitoi Quibdo, kryeqytetin e rajonit Choco, një nga zonat më të prekura nga tërmeti me magnitudë 7.4.

Në këtë rajon janë dëmtuar pothuajse 200 shkolla, duke vështirësuar kthimin e nxënësve në mësim.


- Advertisement -

Gjatë vizitës, këngëtarja pa nga afër klasat e dëmtuara dhe u takua me nxënës, mësues dhe drejtues lokalë për të diskutuar nevojat e komunitetit.

Ajo theksoi se rindërtimi i shkollave duhet të mbetet prioritet edhe pasi të kalojë faza fillestare e krizës.

Donacioni është siguruar përmes një bashkëpunimi mes Shakirës, Live Nation, FIFA-s dhe CAF-it, derisa fondet do të menaxhohen përmes fondacionit të saj Fundacion Pies Descalzos.

Paratë do të përdoren për rindërtimin e shkollave dhe rikthimin e fëmijëve në klasa.

Shakira prej vitesh është e angazhuar në çështjet e arsimit në vendlindjen e saj.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *