Shakira dhe Burna Boy publikojnë këngën zyrtare për Kampionatin Botëror 2026

Na ndan vetëm një muaj nga nisja e Kampionatit Botëror 2026, i cili këtë verë do të mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada, duke shënuar një edicion historik me formatin e ri.

Në këtë Botëror do të marrin pjesë 48 përfaqësuese, të cilat do të luftojnë për trofeun e famshëm të artë, ndërsa pritet një verë e mbushur me spektakël, emocione dhe dramë në fushë.

Në prag të këtij eventi madhor, vëmendje të veçantë ka marrë edhe aspekti muzikor i kampionatit.


- Advertisement -

Këngëtarja e njohur kolumbiane Shakira ka publikuar këngën “Dai Dai”, në bashkëpunim me Burna Boy, e cila do të jetë kënga zyrtare e Botërorit 2026.

Videoklipi i projektit përfshin edhe një listë të gjatë yjesh të futbollit botëror, si: Kylian Mbappé, Lionel Messi, Luis Díaz, Vinícius Jr, Rodri, Takefusa Kubo, Santiago Giménez, Alphonso Davies, Jamal Musiala, Christian Pulisic, Harry Kane dhe Erling Haaland, duke i dhënë këngës edhe më shumë jehonë para startit të turneut.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *