Shakira dha një koncert mahnitës para dy milionë njerëzve në plazhin Copacabana në Rio de Janeiro, të shtunën në mbrëmje.
Këngëtarja u ngjit në skenë rreth orës 23:00, duke performuar hitet si “Hips Don’t Lie”, “La Tortura” dhe “La Bicicleta”.
Në fund, ajo mbylli me këngën e re “BZRP Music Sessions #53”.
Gjatë shfaqjes, Shakira u kujtua fillimet e saj në Brazil dhe theksoi fuqinë e grave.
Koncerti u shoqërua me kostume të dizajnuara nga Etro dhe një finale me fishekzjarrë.
Kryetari i bashkisë, Eduardo Cavaliere, tha se koncerti synonte të nxisë ekonominë lokale dhe pritet të sjellë qindra miliona të ardhura.
Ngjarja pason koncertet e mëdha në të njëjtin vend nga Lady Gaga dhe Madonna.
