Një individ u shoqërua në stacionin policor pas një kontrolli në shtëpinë e tij në Ferizaj.
Raportohet se gjatë këtij kontrolli u zbulua një pistoletë me gaz, pesë fishekë dhe një shurdhues i armës së zjarrit.
Autoritetet kanë nisur hetimet në lidhje me këtë rast.
Prokurori ka vendosur që hetimi të vazhdojë në procedurë të rregullt.





