Sfidat e Përdorimit të Substancave Narkotike në Kosovë: Rritja e Rrezikut mes Të Rinjve

Substancat narkotike vazhdojnë të mbeten një problem shqetësues në Kosovë.

Një nga shqetësimet më të mëdha është se përdorimi i tyre po prek gjithnjë e më shumë moshat e reja.

Vëmendje të veçantë po merr kokaina, përdorimi i së cilës, sipas ekspertëve, ka shënuar rritje gjatë katër viteve të fundit. “Ajo çka po na shqetëson edhe vitin e kalum edhe këtë vit ne neve po na shqetëson kanë fillu shumë më shumë të rinjët të përdorin kokain.


- Advertisement -

Pra nëse e krahasojmë pesë vite më përpara ku grupmoshat që kanë përdor ose që janë paraqitur në Qendren ton kanë qenë 45-55 vjet tani ka ra dukshëm më posht 25-35 vjet”, thotë Safet Blakaj nga qendra “Labyrinth”.

Ndërkohë në Klinikën e Psikiatrisë në Qendrën Klinike Universitare, për periudhën janar-shtator të këtij viti janë trajtuar 111 raste.

Sipas të dhënave të klinikës, grupmosha 27–36 vjeç përbën një nga grupet që kërkon më së shumti trajtim. “Sipas të dhënave të raportuara nga Klinika e Psikiatrisë, numri i pacientëve të trajtuar sipas grupmoshave, për periudhat përkatëse të viteve 2025 dhe 2026, është si vijon: 1960–1969: 1 pacient në vitin 2025 dhe 4 pacientë në vitin 2026; 1970–1979: 6 pacientë në vitin 2025 dhe 10 pacientë në vitin 2026; 1980–1989: 23 pacientë në vitin 2025 dhe 19 pacientë në vitin 2026; 1990–1999: 38 pacientë në vitin 2025 dhe 49 pacientë në vitin 2026; 2000–2007: 37 pacientë në vitin 2025 dhe 25 pacientë në vitin 2026; Mbi vitin 2007: 4 pacientë në secilin vit.

Sa u përket pacientëve të mitur, sipas të dhënave të pranuara, në këtë kategori janë evidentuar nga 4 raste për secilin vit”, thuhet nga kjo klinikë.

Sipas ekspertëve, mungesa e programeve kombëtare për parandalimin e përdorimit të substancave narkotike e bën edhe më shqetësuese këtë situatë. “Është shqetësuese për momentin edhe me tendencë që ka me shku edhe më keq, ne e dimë se çfarë ndodh në Evropë, në shtetet e regjionit këtu përreth neve.

Ne kemi qenë dukshëm më mirë para 10 viteve sa i përketë sëpaku kontrollit se çfarë po ndodh me drogat në Kosovë”, thotë Blakaj.

Po çfarë pasoja sjell konsumi i këtyre lëndëve narkotike? “Pasojat janë të shumta duke filluar që nga dëmtimi i kujtesës, i përqendrimit, pastaj kontrolli emocional, e rëndon nivelin e ankthit, e rëndon nivelin e depresionit, ka ç’rregullime të gjumit e të tjera”, tregon Ilir Havolli – specialist psikologjisë klinike.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *