Seth Rogen flet për miqësinë me James Francon pas akuzave për sjellje të papërshtatshme

Aktori dhe komediani kanadez, Seth Rogen ka folur për James Francon, tetë vjet pasi miqësia dhe bashkëpunimi i tyre përfundoi pas akuzave kundër Francos për sjellje të papërshtatshme.

Rogen dhe Franco u bënë të famshëm pas serialit “Freaks and Geeks” nga viti 1999 dhe kanë bashkëpunuar në shumë filma dhe projekte gjatë viteve.

Bashkëpunimi i tyre u ndërpre pas akuzave të rënda kundër Francos.


- Advertisement -

Ky veprim erdhi pasi pesë gra, katër prej të cilave ishin studente aktrimi të Francos, e akuzuan aktorin për sjellje të pahijshme seksuale.

Të dy më vonë ngritën një padi, të cilën Franco e zgjidhi në vitin 2021 me një zgjidhje prej 2.23 milionë dollarësh.

Dokumentet e gjykatës pohojnë se aktori u përfshi në sjellje seksualisht të papërshtatshme ndaj studenteve femra, duke përdorur pushtetin e tij si mësues dhe punëdhënës për t’u ofruar atyre mundësi për role në projektet e tij.

Edhe pse Rogen ka shmangur të flasë publikisht për detajet e ndarjes për vite me radhë, në një intervistë të kohëve të fundit me The New York Times ai tha se nuk është më në kontakt me Francon. “Nuk kam folur me të për një kohë të gjatë.

Mendoj se detajet e asaj historie janë shumë personale për t’u futur në to tani. Është një çështje private.

Ekziston një anë publike për të cilën kam folur tashmë dhe qëndrimi im është i njëjtë.

Mendoj se veprimet flasin vetë, sepse nuk kam punuar me të për vite me radhë.”, tha ai.

Rogen shtoi se asgjë nuk ka ndryshuar nga ana e tij dhe se nuk planifikon të punojë me Francon në të ardhmen.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi.com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *