Senatorja amerikane Joni Ernst, anëtare e Komitetit të Senatit për Shërbimet e Armatosura (SASC), është pritur në selinë e KFOR-it në “Camp Film City” në Prishtinë nga komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Ozkan Ulutash.
Sipas njoftimit të KFOR-it, bëhet e ditur se gjatë takimit është diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon, ndërsa Ulutash ka theksuar përkushtimin e KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë. “Gjeneralmajor Ulutash shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e kahershëm dhe të çmuar të Shteteve të Bashkuara në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





