Selin Bollati ka folur për marrëdhënien e saj me Gimbon, duke shprehur ndjenjat e saj për të në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5.
Ajo e vlerëson banorin, duke thënë se është marrëdhënia e vetme korrekte që ka aty.
Selin shprehet: ‘Kur jam me të jetoj, e kam shumë përzemër’.
Ajo gjithashtu thekson: ‘Me Gimbon, mendoj se është e vetmja marrëdhënie korrekte këtu brenda që kam patur ndonjëherë.
Kur jam me Gimbon mendoj që jetoj, që do të thotë, nuk jam kaq e përfshirë në lojë’.
Selin gjithashtu shton: ‘Mendoj që si raport përveç se është korrekt, kemi një kimi shumë të fortë.
E vlerësoj shumë si djalë dhe kam shumë respekt, dhe më pëlqen që është shumë detajist.
E kam shumë përzemër’.
DJ nga Kosova gjithashtu ka shprehur një lloj pëlqimi për të, duke thënë se e sheh të kompletuar.
