Reperi i njohur shqiptar, Don Xhoni, ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes pas një takimi të veçantë me një nga fanset e tij më të zjarrta.
Bëhet fjalë për Simona Moldovan, një bukuroshe nga Rumania, e cila ka tërhequr interes të madh në rrjetet sociale.
Ajo që e bën këtë histori të pazakontë është mënyra se si Simona ka zgjedhur të shprehë admirimin e saj për artistin.
E njëjta ka realizuar një tatuazh të madh në pjesën e barkut, ku është gdhendur portreti i artistit nga Kosova.
Pamjet e tatuazhit, si edhe momentet nga takimi i saj me reperin, janë publikuar në platformën TikTok, ku brenda pak orësh janë bërë virale.





