Për të shënuruar 28-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të mbahet mbledhja solemne e Qeverisë së Kosovës, fillimi është ora 09:00.
Kryeministri Albin Kurti do të marrë pjesë në ceremoninë e rreshtimit të kuadrateve të FSK-së në Kazermën ‘Adem Jashari’ në Prishtinë.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka konfirmuar se seanca solemne do të mbahet në nder të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, fillimi ora 10:00.
Krerët e shtetit si dhe përfaqësues nga grupet parlamentare do të marrin pjesë në këtë seancë. 28-vjetori i Epopesë së UÇK-së do të festohet nesër me mbledhjen e Qeverisë.





