Seanca gjyqësore për rastin e Auron Thaqit shtyhet për datën 3 korrik – Kosova Today

Në emisionin “Kosova Today”, nëna e të ndjerit, Esmarije Gashi, ka bërë të ditur se seanca është shtyrë për datën 3 korrik. “Pres që gjykata të marrë një vendim të duhur, ishalla dhe besoj se gjykata do t’u japë burg të përjetshëm të akuzuarve”, tha ajo.

Kujtojmë se Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj Enes Ay dhe Hajrullah Brçani, të cilët në seancën fillestare janë deklaruar të pafajshëm.

Auron Thaqi kishte humbur jetën më 7 korrik 2024, pasi ishte plagosur rëndë me thikë.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *