Afati për njoftimin e pjesëmarrjes në zgjedhje mbyllet sot në mesnatë

Në mesnatë do të përfundojë afati për partitë politike për të njoftuar pjesëmarrjen në zgjedhje ose mospjesëmarrjen dhe deklarimin e koalicioneve.

Deri tani, 20 parti politike kanë njoftuar pjesëmarrjen, 5 mospjesëmarrjen, dhe 1 koalicion i përbërë nga 2 parti politike, sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi.

Partitë që kanë deklaruar pjesëmarrjen janë: Partia Socialdemokrate, Kosovaki Nevi Romani Partia, Partia Socialdemokrate e Ashkalinjve, Za Slobodu Pravdu i Opstanak, Srpska Lista, Yenilikçi Türk Hareket Partisi, Lidhja Demokratike e Kosovës, Fjala, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës – PREBK, Socialdemokratska Unija, Jedinstvena Goranska Partija, Kosova Demokratik Türk Partisi, Nova Demokratska Stranka, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Kosovski Savez, Partia Balliste, Partia Qytetare për Mirëqenie Sociale, Partia Liberale Egjiptiane, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *