Reperi amerikan Sean ‘Diddy’ Combs do të lirohet nga burgu më herët sesa ishte planifikuar fillimisht, pavarësisht se së fundmi u përfshi në një përleshje me një të burgosur tjetër, incident që thuhet se e çoi përkohësisht në izolim.
Combs, 56 vjeç, u shpall i pafajshëm korrikun e kaluar për akuzat më të rënda, përfshirë trafikimin e qenieve njerëzore dhe reketimin, por u dënua për organizim të prostitucionit.
Sipas të dhënave më të fundit, ai pritet të lirohet më 24 janar 2028.
Autoritetet nuk kanë dhënë shpjegime për ndryshimin më të fundit të datës.
Lajmi për shkurtimin e dënimit vjen vetëm një javë pasi Combs u përfshi në një përleshje me një të burgosur tjetër në burgun federal Fort Dix në New Jersey.
Sipas raportimit të TMZ, që citon disa burime, reperi e sulmoi të burgosurin tjetër pas një ofendimi verbal.
Situata më pas degradoi në përplasje fizike, derisa rojet ndërhynë dhe i ndanë.
Pas incidentit, Combs raportohet se u vendos në izolim, megjithëse zëdhënësi i burgut Fort Dix refuzoi të konfirmojë nëse ngjarja kishte ndodhur.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





