Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, ka deklaruar se Kuvendi i partisë është përmbyllur në një atmosferë kolegiale dhe pune.
Ai pas punimeve të Kuvendit të partisë ka theksuar se tashmë është mbyllur një kapitull i rëndësishëm për LDK-në. ‘Është mbyllur sot një Kuvend në një atmosferë kolegiale dhe të punës, ashtu siç di LDK-ja, paqësore, të durueshme dhe miqësore me njëri-tjetrin.
Ky kapitull tashmë ka përfunduar’, u shpreh Haziri, transmeton klankosova.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





