Rutina e Adriana Lima: Sekreti i formës së përsosur në moshën 45-vjeçare

Adriana Lima, ish-“engjëlli” i Victoria’s Secret, ka zbuluar rutinën që e mban në formë të përsosur edhe në moshën 45-vjeçare.

Modelja thotë se stërvitet çdo ditë dhe shpesh kombinon ushtrime intensive edhe në shtëpi, duke mos lënë asnjë ditë pushim.

Një pjesë e madhe e programit të saj është boksi, që sipas saj përbën rreth 80% të stërvitjeve, ndërsa përdor edhe kardio, ushtrime force, yoga dhe Pilates.


- Advertisement -

Ajo ndjek gjithashtu një regjim të rreptë ushqimor, duke konsumuar gjashtë vakte të vogla në ditë dhe duke pirë rreth dy litra ujë.

Dieta e saj përfshin ushqime të shëndetshme si tërshërë, proteina, perime dhe fruta, ndërsa rrallë lejon ëmbëlsira.

Adriana ka treguar se edhe gjumi dhe meditimi janë pjesë e rëndësishme e stilit të saj të jetesës, duke fjetur deri në nëntë orë në natë për të ruajtur energjinë dhe balancën.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -