Rihanna fotografohet në Los Angeles pas deklaratës kontroversiale të ASAP Rocky

Rihanna është kapur në Los Angeles me një pamje serioze, vetëm pak pasi partneri i saj, ASAP Rocky, u bë viral për një koment të bërë gjatë një koncerti në Phoenix, Arizona.

Deklarata e reperit shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë fansa e cilësuan atë si të papërshtatshme ndaj këngëtares.

Gjatë performancës në kuadër të turneut të tij Don’t Be Dumb, ASAP Rocky iu drejtua grave në publik me fjalët: “Falë Zotit që nuk më njihnit kur isha beqar, sepse do t’ju kisha bërë namin”.


- Advertisement -

Ndërsa publiku në sallë reagoi me brohoritje, komenti u kritikua gjerësisht në internet, me shumë përdorues që e konsideruan mungesë respekti ndaj Rihannës.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -