Radiotelevizioni i Kosovës (RTK) ka bërë të ditur se gjashtë kandidatë janë kualifikuar për fazën e intervistimit në konkursin për drejtor të përgjithshëm të RTK-së.
Kandidatët do të njoftohen për datën, orën dhe vendin e intervistës nëpërmjet emailit.
Kandidatët e tjerë do të marrin njoftim për rezultatin përfundimtar të verifikimit të dokumentacionit dhe arsyet e mospërmbushjes së kushteve të konkursit.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





