Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka vizituar të martën Luginën e Preshevës, ku është takuar me përfaqësuesit politikë shqiptarë të kësaj treve.
Ai bëri të ditur se ka zhvilluar bisedime me kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani, kryetarin e Bujanocit, Arbër Pajaziti, deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberin, si dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepin.
Begaj kërkoi unitet politik të faktorit shqiptar.
Begaj tha se gjatë takimeve është diskutuar për shqetësimet e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, forcimin e bashkëpunimit të faktorit politik shqiptar dhe projektet që synojnë mbështetjen e të rinjve.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





