Rrustemi: Ne Kuvend për Stabilitet dhe UÇK-në

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka bërë të ditur se deputetët janë të pranishëm në Kuvend dhe po presin reagimin e opozitës për të vazhduar me seancën, ku fillimisht do të votohej Ligji për Dhomat e Specializuara dhe më pas presidenti.

Rrustemi, në një intervistë për TV Dukagjini, theksoi se qëllimi është sigurimi i institucioneve stabile për vendin, si dhe një ligj dhe strategji shtetërore për t’u përballur me vendimin e Gjykatës Speciale. “Jemi të gjithë deputetët këtu, po presim reflektimin e deputetëve të opozitës që të shkojmë në seancë të votojmë ligjin e pastaj presidentin dhe kësijoj t’i japim vendit institucione stabile e edhe ligj e pastaj edhe strategji shtetërore për tu përballur me aktgjykimin e padrejtë të Gjykatës Speciale”, u shpreh Rrustemi.

Rrustemi gjithashtu foli për afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve të projektligjit, duke sqaruar se kjo kërkesë është parashikuar në Rregulloren e Kuvendit, por sipas tij, interpretimi i PDK-së është se shmangia e këtij afati nuk nënkupton domosdoshmërisht konflikt me dispozitën përkatëse. “Është e vërtetë që referimi në rregulloren e punës në Kuvendin e Kosovës kërkon 72 orë nga miratimi në lexim të parë, megjithatë në interpretimin e PDK-së, shmangia nuk nënkupton edhe konflikt me këtë dispozitë të Rregullores – por jemi të gatshëm të bëjmë sakrifica deri tek kjo vetëm se ta zgjedhim presidentin dhe t’i shmangim zgjedhjet.


- Advertisement -

UÇK-ja është e të gjithëve dhe më e madhe se të gjithë ne së bashku, UÇK-ja është edhe e atyre që s’kanë lindur ende – kushdo që e politizon dhe e përdorë për interesa partiake gabim dhe e minimizon vetën”, tha Rrustemi.

Ai theksoi se çështja e UÇK-së duhet të trajtohet si një çështje që tejkalon interesat partiake, duke paralajmëruar se përdorimi i saj për interesa politike është i gabuar.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *