Rrustem Mustafa kërkon largimin nga politika e tensionit për të përfaqësuar PDK-në në zgjedhjet e ardhshme

Rrustem Mustafa, i cili është paralajmëruar se do të jenë pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga PDK për zgjedhjet e 7 qershorit, ka kërkuar largimin nga politika të “atyre që e mbajnë vendin në tension”.

Përmes një postimi në Facebook, komandant Remi tha se ka ardhur koha për përgjegjësi dhe për shtet që ecën përpara. “Kosova ka nevojë për normalitet, institucione funksionale dhe bashkim në ndërtim e integrim.

Duhet t’i largojmë nga politika ata që mbajnë vendin në tension, përçarje dhe paaftësi”. “Është koha për përgjegjësi, stabilitet dhe shtet që ecën përpara.


- Advertisement -

Ne jemi gati për ndryshimin që meriton çdo qytetar”, tha Remi, teksa e përmbylli postimin me një moto, që mund të jetë edhe slogani i kësaj partie për zgjedhjet e ardhshme: “PDK mundet Bashkë!”.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *