Në emisionin Prive By Liberta Spahiu, në rubrikën ‘Koment për Koment’, ishte e ftuar Erzina, bashkëshortja e reperit MC Kresha.
Intervista e fundit e artistit në ‘Goca dhe Gra’, ku u përball edhe me ish-partneren e tij Rozana Radi, kishte ngjallur shumë reagime në rrjet, duke e bërë temën mjaft të komentuar.
Erzina e ka pritur me qetësi situatën dhe e ka mbështetur plotësisht pjesëmarrjen e MC Kreshës në emision.
Ajo gjithashtu ka shprehur dëshirën për të qenë e ftuar në të ardhmen në programin ‘Goca dhe Gra’.





