Rrugëtimi i Dr. Rilind Zenelajt: Një Ekspert i Kirurgjisë Minimalisht Invazive dhe Robotike në Shërbim të Pacientëve në Kosovë

Me një karrierë të ndërtuar në sistemin shëndetësor gjerman, ekspertizë në kirurgjinë minimale invazive dhe robotike, si dhe angazhim profesional edhe në Kosovë, dr.

Rilind Zenelaj përfaqëson rrugëtimin e një mjeku që synon ta vërë dijen në shërbim të pacientëve.

Rrugëtimi i tij, nga studimet e mjekësisë në Prishtinë deri te një karrierë e konsoliduar në Gjermani, kërkon vite përkushtimi, specializimi dhe pune të vazhdueshme.


- Advertisement -

Dr.

Rilind Zenelaj ka zhvilluar karrierën e tij në fushën e kirurgjisë abdominale dhe viscerale, duke u fokusuar sidomos në kirurgjinë onkologjike, teknikat minimale invazive dhe kirurgjinë robotike.

Ai ushtron detyrën e oberarzt në Südharzklinikum në Gjermani.

Krahas punës klinike, ai vazhdon të zhvillohet në fusha të specializuara të kirurgjisë dhe kontribuon në aktivitete profesionale e shkencore.

Megjithatë, përtej titujve dhe teknologjisë, rrugëtimi i tij ngre një çështje të rëndësishme për Kosovën: si mund të shndërrohet përvoja e fituar në qendrat evropiane të mjekësisë në mundësi konkrete për pacientët shqiptarë?

Pas përfundimit të studimeve në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, Zenelaj vazhdoi formimin specialistik në Gjermani.

Aty, zhvillimi i tij profesional kaloi nëpër faza të njëpasnjëshme specializimi dhe trajnimi, deri te marrja e përgjegjësive më të mëdha klinike.

Të ndërtosh karrierë në një sistem tjetër shëndetësor do të thotë të përshtatesh me standarde dhe protokolle të reja, duke dëshmuar vazhdimisht aftësitë profesionale. “Për mua, rrugëtimi profesional ka qenë një proces i vazhdueshëm mësimi, pune dhe përkushtimi.

Në mjekësi nuk mjafton ajo që mëson gjatë studimeve apo specializimit.

Duhet të vazhdosh të zhvillohesh, të përditësosh njohuritë dhe të jesh i gatshëm të marrësh përgjegjësi gjithnjë e më të mëdha,” thotë ai.

Pozita e Oberarzt përfaqëson një etapë të rëndësishme në këtë zhvillim, por edhe një përgjegjësi të shtuar në trajtimin e pacientëve dhe bashkëpunimin me ekipin mjekësor.

Suksesi profesional për një kirurg nuk matet vetëm nga numri i ndërhyrjeve apo titulli që mban, por edhe nga aftësia për të vlerësuar çdo rast dhe për të vendosur sigurinë e pacientit në qendër të trajtimit.

Një nga fushat më të avancuara në të cilat është specializuar Dr.

Zenelaj është kirurgjia robotike, përmes sistemeve Da Vinci X dhe XI.

Kjo teknologji i mundëson kirurgëve të realizojnë ndërhyrje të përzgjedhura përmes instrumenteve të specializuara, të cilat kontrollohen nga një konsolë.

Megjithatë, roboti nuk operon në mënyrë autonome. “Kirurgjia robotike nuk do të thotë që roboti e zëvendëson kirurgun.

Përkundrazi, është një teknologji që i jep kirurgut mjete të avancuara për të realizuar ndërhyrje me kontroll dhe precizitet të lartë,” shpjegon Zenelaj.

Përparësitë e kirurgjisë robotike varen nga lloji i ndërhyrjes dhe gjendja e pacientit.

Në rastet e përshtatshme, ajo mund të mundësojë punë më të kontrolluar në hapësira anatomike të vështira dhe qasje minimale invazive.

Megjithatë, jo çdo pacient ose ndërhyrje është e përshtatshme për këtë metodë.

Ekspertiza e Zenelajt përfshin procedura të avancuara në kirurgjinë e hernieve dhe kancereve të pankreasit, mëlqisë dhe zorrës së trashë.

Ai ka marrë pjesë në trajnime të specializuara dhe ka kontribuar me tema profesionale që lidhen me përdorimin e sistemit Da Vinci XI. “Teknologjia është e rëndësishme, por pajisja e vetme nuk mjafton.

Duhet të investohet në përgatitjen e kirurgut dhe në krijimin e ekipeve që mund ta përdorin teknologjinë në mënyrë të sigurt,” thotë doktori Zenelaj.

Zenelaj fton të gjithë pacientët që kanë nevojë për trajtim në Gjermani, ta kontaktojnë dhe të zgjedhin klinikën si rrugë për trajtim të mëtutjeshëm.

Për zhvillimin e kirurgjisë moderne në Kosovë, është e nevojshme të investohet në infrastrukturë, trajnime të strukturuara dhe bashkëpunim me qendrat që kanë përvojë në këtë fushë. “Për ta zhvilluar kirurgjinë moderne, duhet të investohet në njerëz, në trajnim dhe në organizimin e punës,” thekson Zenelaj.

Pavarësisht karrierës së ndërtuar në Gjermani, Zenelaj ka kontribuar edhe me ndërhyrje kirurgjike në Kosovë.

Ky angazhim krijon mundësi për shkëmbim përvojash dhe zhvillim të bashkëpunimit ndërmjet mjekëve. “Është e rëndësishme që njohuritë e fituara jashtë vendit të ndahen me kolegët dhe të shfrytëzohen aty ku mund të jenë të dobishme për pacientët,” shton ai.

Një tjetër dimension i rrugëtimit të Zenelajt është lidhja me vendin e origjinës dhe hapat e ndërmarrë në procesin e rikthimit përmes shtetësisë së Kosovës. “Përvoja profesionale që ndërtohet jashtë vendit mund të ketë vlerë edhe për Kosovën.

E rëndësishme është të krijohen mundësi për bashkëpunim dhe që dija të vihet në shërbim të njerëzve,” thotë ai.

Rilind Zenelaj ka qenë i pari që në konsultatën e Kosovës aplikoi për rikthim të shtetësisë, duke bartur formularin me numër serik prej 000.001. “Ka qenë përvojë interesante, sepse ne aplikuam kur ambasadat dhe konsulatet nuk ishin të përgatitura akoma për këtë proces.

Pavarësisht vështirësive, ne ia dolëm me sukses të jemi të parët,” thotë ai.

Përveç kirurgjisë dhe teknologjisë, mbetet dimensioni njerëzor i mjekësisë.

Pacienti përballohet me frikën dhe pasigurinë për të ardhmen. “Mjekësia nuk është vetëm profesion dhe teknikë.

Pas çdo rasti është një njeri dhe një familje që përballen me një situatë të vështirë,” shprehet Zenelaj.

Rrugëtimi i Dr.

Rilind Zenelajt ndërthur formimin në Kosovë, zhvillimin profesional në Gjermani dhe angazhimin për të kontribuar në vendin e origjinës.

Suksesi i një mjeku matet jo vetëm me kompleksitetin e ndërhyrjeve, por edhe me përgjegjësinë që ka ndaj pacientëve.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *