Analiza e fundit tregon rritje të ndjeshme të qirave për banorët e rinj, ndërsa ata ekzistues përfitojnë nga stabiliteti i çmimeve.
Zhvendosja në një banesë të re në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë për qiramarrësit, sipas një analize të fundit të publikuar nga platforma e pasurive të paluajtshme IAZI / CIFI, përcjell albinfo.ch.
Sipas të dhënave të raportit “Swiss Property Benchmark”, gjatë 20 viteve të fundit qiratë për qiramarrësit e rinj janë rritur me 31 për qind, ndërsa për banorët afatgjatë ato kanë mbetur kryesisht të qëndrueshme, transmeton KlanKosova.tv.
Analiza nxjerr në pah gjithashtu se hendeku mes çmimeve të qirave për qiramarrësit e rinj dhe atyre ekzistues po zgjerohet vazhdimisht në Zvicër.
Ky trend po e bën gjithnjë e më të vështirë për qytetarët që të ndryshojnë banesë, duke rritur presionin financiar mbi ata që kërkojnë të hyjnë në tregun e qirave ose të zhvendosen në një apartament të ri.
