Rritja e aktiviteteve policore në Ferizaj për sigurinë në trafik

Brenda 24 orëve të fundit, policia në Ferizaj ka shtuar aktivitetet në terren për të rritur sigurinë në trafik.

Raportohen katër aksidente, dy me lëndime dhe dy me dëme materiale.

Janë shqiptuar 284 gjoba për shkelje, duke përfshirë tejkalime të shpejtësisë, parkim të parregullt, qarkullim me afat të skaduar të regjistrimit të mjetit, mosrespektim të shenjave të komunikacionit, përdorim të telefonit gjatë ngasjes, drejtim të mjetit pa patentë shofer, mos përdorim të rripit të sigurisë dhe kundërvajtje të tjera.


- Advertisement -

Konfiskohen katër automjet, gjashtë skuterë/motoçikleta dhe tre patentë shoferë si rezultat i shkeljeve të rënda të rregullave të trafikut.

Policia apelon te të gjithë qytetarët për respektimin e rregullave të trafikut dhe kujdes të shtuar gjatë ngasjes për të parandaluar aksidentet dhe rritur sigurinë në rrugë.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *