Diplomimi i gjeneratës 2026 të kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës u shoqërua me zotime për investime të reja në sektorin e mbrojtjes dhe me thirrje për përkushtim ndaj shtetit.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, theksoi se për të pasur një ushtri të përgatitur, të trajnuar dhe të pajisur me pajisje moderne nuk është e mjaftueshme nëse ushtria jonë nuk shquhet me njerëz të devotshëm që e duan atdheun më shumë se veten.
Në mandatin e ardhshëm paralajmërohet investimi i 1 miliard euro në mbrojtje dhe rritja e numrit të vajzave si pjesë e ushtrisë.
Komandantja e Qendrës për Studime Universitare, majorja Mimoza Buteci, inkurajoi kadetët të vendosin interesat e shtetit mbi interesat personale duke i kujtuar se detyra, nderi dhe atdheu duhet të jenë udhërrëfyesit para çdo vendimi si drejtues të ushtrisë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





