Një 19-vjeçare nga Peja ka rrëfyer për emisionin “Kiks Kosova” pretendimet e saj për ngacmim seksual nga burri i tezes, i cili në atë kohë ishte zyrtar policor në rajonin e Pejës.
Sipas saj, ngacmimet kishin nisur kur ajo ishte ende e mitur dhe kishin vazhduar për rreth dy vjet, transmeton Klankosova.tv.
Gazetari, Herolind Ademi, i cili ka hulumtuar rastin, në emisionin “Kosova Today” ka ndarë detajet nga kjo ngjarje e rëndë.
Sipas Ademit, 19-vjeçarja ka deklaruar se ajo ka qenë e detyruar që të shkojë me burrin e tezës edhe në veturën e tij në disa raste.





