Arrestohet një person në Skënderaj pas sulmit fizik ndaj një burri: Detajet e fundit

Një person është arrestuar sot në Skënderaj nga policia për dyshime se ka sulmuar fizikisht një burrë pas një mosmarrëveshjeje.

Rasti ka ndodhur rreth orës 11:30 dhe viktima është dërguar për tretman mjekësor pasi ka pësuar lëndime trupore.

Zyrtarët policorë kanë sekuestruar një armë pistoletë me gas dhe gjashtë fishekë nga i dyshuari gjatë intervenimit.


- Advertisement -

Po ashtu, në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë arme.

Pas intervistimit, të dyshuarit u është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa hetimet vazhdojnë me aktvendim të prokurorit kompetent.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *