Kelly Osbourne ka treguar se eksperiencën e saj të parë me kokainën e pati në hotelin e famshëm Sunset Marquis, ku familja e saj qëndronte gjatë turneve të Ozzy Osbourne.
Në dokumentarin e ri “If These Walls Could Rock”, Kelly rrëfen se e piti dozën e parë të kokainës në atë hotel, duke mos e treguar kurrë prindërve të saj për këtë.
Nëna e saj, Sharon Osbourne, ka thënë se familja qëndronte aty çdo verë, ndërsa Ozzy ishte në turne në SHBA, duke e lejuar atë të vazhdonte stilin e tij të jetesës, të lidhur me ‘seks, drogë dhe rock ‘n’ roll’.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





