Një banor i zonës përreth pikëkalimit kufitar Bllacë, ku ndodhi aksidenti tragjik që mori jetën e tre shtetasve të Kosovës nga Vushtrria, ka rrëfyer se policia kishte kërkuar ndihmën e banorëve për gjetjen e tyre, pasi kishin humbur kontaktet.
Autoritetet u kishin bërë thirrje banorëve të zonës që të njoftonin policinë nëse shihnin ndonjë shenjë ose merrnin ndonjë informacion.
Trupat e pajetë u gjetën më vonë në një veturë të përmbysur në afërsi të kufirit me Kosovën.
Banori tha: ‘E kena kuptu, isha tu shku për Shkup, policia më ndaloi dhe pyta çka ka, dhe më tregoi kështu… i ka hup sinjali, në qoftë se keni mundësi me na ndihmu, se jeni të fshatit, të rrethinës…
Policia, domethënë, ka kërku ndihmë prej neve që, kushdo që ka informacione, me lajmëru policinë.’ Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





