Një ish-oficer i Forcave Ajrore të Italisë është shpallur zyrtarisht “Viktimë e detyrës”, pasi gjykata italiane ka vlerësuar se kanceri nga i cili u prek lidhet me shërbimin e tij gjatë misionit paqeruajtës në Kosovë.
Gjykata e Velletrit ka konstatuar se karcinoma në stomak e Nunzio Santuccit, ish-nënkolonel 75-vjeçar i Aeronautikës Italiane, është pasojë e kushteve të veçanta mjedisore dhe operative me të cilat ai u përball gjatë misioneve në Ballkan.
Santucci shërbeu për më shumë se 30 vjet në Forcat Ajrore Italiane dhe gjatë misionit në Kosovë ishte komandant i Grupit të Mbrojtjes në aeroportin e Gjakovës.
Ai u diagnostikua me kancer në stomak në vitin 2013 dhe gjykata i njohu statusin “Viktimë e detyrës” me invaliditet prej 65 për qind.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





